Edhe pse pak minuta na ndajnë nga starti i sfidës midis Holandës dhe Anglisë, rrugët e Dortmundit duket se janë kthyer në “arenë përleshjesh”.
Një video e bërë virale në rrjet tregon se si tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur pranë një lokali.
Në video shihet qartë që përveç grushteve, kanë “fluturuar gjithashtu edhe karriget e gotat nga njëra anë në tjetrën.