Këngëtarja braziliane Dani Li ka humbur jetën nga komplikacionet e një ndërhyrje kirurgjikale për të rënë në peshë, e cila më pas rezultoi fatale.
U mësua se mjekët kishin ndërhyrë në trupin e këngëtares për të hequr dhjamin në bark, në kurriz si dhe për zvogëlimin e gjoksit. Por operacioni nuk shkoi siç ishte parashikuar dhe ajo humbi jetën të premten.
Shkaku i sakte i vdekjes ende nuk dihet dhe këngëtarja la pas bashkëshortin dhe bijën shtatë vjeçare.
Bashkëshorti i saj Marcelo Mira, tha për mediat: “Trupi i saj do silet në Macapá. Ne jemi të gjithë të tronditur nga kjo. Varrimi do të bëhet të shtunën”.