Çfarë i ka ndodhur? Ledjona Xheladinaj shfaqet me dorën e fashuar

Ish-banorja e BBV, Ledjona Xheladinaj, që pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ka qenë mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën, e kështu ka ndodhur edhe me këtë të fundit.

Teksa ajo ka ndarë disa foto e video në “Instagram”. Në një nga postimet e saj, ndjekësit kanë vënë re se njërën dorë e ka të fashuar.

Për këtë gazetarja vendosi të përgjigjej, shoqëruar me foto:
“Nuk jam vrarë, thjeshtë një kontraktim damarësh që po përmirësohet fatmirësisht”