U vesh me të kuqe në dasmën e miliarderit indian, Kim Kardashian kritikohet ashpër nga ndjekësit

Ndjekësit në Instagram kritikuan Kim Kardashian për fustanet e kuqe jo një herë, por dy herë rradhazi, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian Anant Ambani dhe Radhika Merchant në Mumbai. Kardashian u shfaq me dy veshje tradicionale të ndryshme ngjyrë të kuqe.

Ndjekësit e Kim në Instagram kishin shumë për të thënë për veshjet e saj.

“Nuk supozohet të veshësh të kuqe në një dasëm në Indi. Kjo është ngjyra e nuses” komentoi një fanse në postimin e saj të dielën, ndërsa një tjetër shtoi: A nuk është veshja e kuqe në një dasmë hindu/indiane ekuivalente me veshjen e bardhë në një martesë civile/kristiane?

“Unë jam meksikan dhe madje e di që ju NUK duhet të vishni të kuqe në një dasmë indiane” komentoi një përdorues i tretë i Instagramit, ndërsa një tjetër shkroi: Të veshësh të kuqe në një martesë indiane është djallëzore…

Megjithatë, duket se Ambanis nuk e kishin problem. Kim u pa duke ndarë ndërveprime të ngrohta me nusen dhe dhëndrin së bashku me nënën dhe motrën e tij.