18-vjeçari në Pogradec përplas me makinë 6-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja

Një 18-vjeçar ka aksidentuar një fëmijë të mitur pak ditē më parë në Pogradec.

I riu me iniciale E.T duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I mituri është nën kujdesin e mjekëve, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjeçari është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Sektori i Policisë Rrugore ndaloi me iniciativë shtetasin E. T., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se më datë 15.07.2024, në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka aksidentuar një 6-vjeçar, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri është jashtë rrezikut për jetën. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.