Fjeti në lulishte pas sherrit me të dashurën, i riu zgjohet i rrethuar nga ambulancat pasi e ngatërruan për trup të pajetë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ankona të Italisë, me protagonist një djalë të ri.

Siç raportojnë mediat italiane, një djalë i ri ishte shtrirë në lulishte, ku edhe e zuri gjumi. Kjo ndodhi pasi ai ishte zënë me të dashurën e tij.

Por ngjarja do të merrte një kthesë të papritur, kur një fqinje e pa atë të shtrirë në lulishte dhe telefonoi menjëherë policinë duke u thënë se një kishte parë një trup të pajetë të mbuluar me çarçaf të bardhë.

Kaq ka mjaftuar që në vendngjarje të shkojë ambulanca dhe efektivët e policisë.

Në këtë moment djali është zgjuar duke sqaruar se çfarë kishte ndodhur. Ndërsa tha se çarçafin e kishte hedhur për t’u mbrojtur nga insektet.