Ndërron jetë një person në plazhin e Velipojës, pëson sulm në zemër brenda në det

Një 75-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Velipojës rreth orës 13:00 të kësaj të hëne.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se i moshuari ka pësuar atak kardiak në momentin që është futur të lahet në det.

Grupi hetimor ndodhet në venengjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.