Konkurentja e “Big Brother VIP Albania”, Heidi Baci së fundmi teksa po bisedonte me Metin Mjekiqin ka treguar për herë të parë arsyen se pse u largua nga “Geande Fratello”.
Ajo tha që e mori këtë vendim për shkak të disa situatave të krijuara në atë shtëpi, të cilat po i lëndonin shumë prindërit e saj, ndërsa u shpreh se askush nuk e ka detyruar që të linte në mes garën.
Heidi tregoi se një ndër arsyet që la në mes garën për të fituar çmimin e madh ishte pasi loja në “Bi Brother” nuk ishte e ndershme.
Pjesë nga biseda:
Meritoni: Vërtetë babi të nxori nga “Big Brother”?
Heidi: Nuk është se më nxori babi. Babi ishte ndier keq për disa situata që u krijuan dhe pastaj ishte zgjedhja ime që të dilja.
Mertioni: Të çfarë lloji ishin situatat?
Heidi: Situata që unë u ngatrrova me dikë tek ajo shpia
Meritoni: U rrehe?
Heidi: Po pak a shumë po, edhe nuk ishte më lojë e ndershme aty brenda.
Kujtojmë që Heidi qëndroi në “Big Brother” rreth një muaj e gjysmë, ndërsa krijoi një afermitet me konkurentin Massimiliano Varrese.
Ky afermitet nuk u pa mirë në sytë e familjarëve të banores, teksa pas takimit me babain në shtëpi vendosi që të linte në mes këtë garë duke dalë nga shtëpia.