“Nanë kam me dal shpejt, kemi me u kënaq bashkë”, “Nuk e falën, dojshin me pa qysh është sot” – flet nëna e Faton Hajrizit

Nëna e Faton Hajrizit, Shehrie Hajrizi është deklaruar për herë të parë pas raportimeve për vrasjen e tij në Serbi.

Ajo bisedën e nisi duke treguar se çfarë njeriu ishte djali i saj.

“Ka qenë intelgjenet, i dashur shumë, i zoti”, tha ajo kur u pyet nga gazetarja se çfarë djali ishte ai.

Nëna e Fatoni theksoi se ai kishte përjetuar maltretime e tortura në burgjet e veriut të Mitrovicës.

“Fatoni u ra në burg moshën 15 vjeçar, fatkeqësisht e vrau ushtarin rus në sheshin e Skenderajt, e dorëzuam sepse e denim që rrethi na qesin në kurth, ka qëndru në burgjet e veriut të Mitrovicës – ai burg është famëkeq, në atë burg jo që e kanë trajtu por e kanë keqtrajtu në mënyrë më misterioze që trajtohet një i burgusour, ekstrem kanë qenë vuajtje e tij…edhe pse ishte fëmijë ai në gjykatë sillej me zinxhir në qafë, duar dhe këmbë“, tha ajo në RTSH përcjell Insajderi.