Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Mamurras-Laç.
Bëhet me dije nga burimet zyrtare se një 82-vjeçar sapo ka dalë nga dera e banewsës së tij me motomjet, është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Informacion paraprak
Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.