Një i vdekur dhe 4 të plagosur në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, në kilometrin e 15-të, të segmentit Lipjan-Ferizaj, ku si pasojë një person ka vdekur dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha tha se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, duke shtuar se vdekja e 44-vjeçarit është konstatuar në vendin e ngjarjes. Të dëmtuarit janë dërguar për trajtim mjekësor, në QKUK në Prishtinë.