Celine Dion “dridh” me zërin e saj magjepsës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike! “L’Hymne à l’amour” lë pa fjalë audiencën e mallëngjyer

E para dhe e vetmja, Celine Dion, përformoi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, duke bërë një rikthim simbolik në skenë, pavarësisht problemeve të saj me shëndetin.

Artistja u ngjit dhe një herë në lartësinë e saj, falë zërit të thellë dhe karakterizues të saj, duke rrëmbyer zemrat e njerëzve si të ishte hera e parë, teksa këndoi këngën “ L’Hymn à l’amour”, të Edith Piaf.

Dion ka pasur një shkëputje të gjatë nga muzika, por të shohësh e një herë artisten e “My heart will go on” të këndojë me aq pasion e me zërin e saj drithërues, padyshim që na bëri mishin ‘kokrra – kokrra’, e kjo falë talentit te pazëvendësueshëm të saj.

Por ne nuk jemi të vetmit që po e adhurojmë Celine Dion, pasi dhe komentet e marra ishin po me kaq dashuri, teksa e cilësuan ‘luftëtare’, për shkak të sëmundjes së saj që ka bërë që t’i shkëputet industrisë muzikore, gjë që duhet thënë se Celine Dion duhet të rikthehet për hir të emocionit që ajo fal.

E veshur me një fustan të bardhë, të gjatë e shkëlqyes, flokët topuz klasik, e një make-up të kuruar dhe elegante, na tregon e një herë tjetër finesën dhe nivelin artistik të pakrahasueshëm që Celine Dion ka, ose siç do thoshte gjenerata Z, “aura me klas”.

Më poshtë do të gjeni performancën magjike të Celine Dion në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Paris 2024