Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.
Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria. Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Sipas informacioneve policore i riu kishte humbur kontaktet me familjarët 3 ditë më parë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak