Zjarr masiv pyjor pranë Portit të Shëngjinit, alarmohen turistët

Një vatër zjarri është regjistruar pranë zonës së Portit në Shëngjin. Zjarri i rënë pak ditë më parë në malin e Kakarriqit raportohet se ka kaluar në zonën e Shëngjinit.

Flakët janë përhapur në masivin pyjor, duke ju afruar banesave pranë zonës së portit. Ndërkohë në pamjet që raportojnë mediat dallohen edhe pushuesit në plazh, ndërsa masivi pyjor është në flakë.

Strukturat e emergjencave ndodhen në terren dhe janë të vendosur pranë zonës së banuar.