Humbi kontrollin e kamionit dhe u përmbys, ndërron jetë i riu në galerinë e kromit në Kalimash

Një 31-vjeçar dyshohet të ketë humbur jetën në mënyrë aksidentale në galerinë e kromit në Kalimash.

Paraprakisht, mësohet se 31-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi por ka humbur kontrollin.

Për pasoje kamioni është përmbysur duke i shkaktuar vdekjen e të riut.

Ne vendngjarje janë grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarje.