PO! Laura Fazliu kthehet me MEDALJE nga Lojërat Olimpike

Kosova e ka fituar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Këtë e arriti xhudistja Laura Fazliu, duke e fituar medaljen e bronztë, në kategorinë deri 73 kg, shkruan IndeksOnline.

Në ndeshjen vendintare, Laura e mposhti xhudisten nga Kroacia, Kristina Kristo.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën nga “Paris2024” , e dyta po ashtu nga sporti i xhudos, ku Distria Krasniqi të dielen e fitoi medaljen e argjendtë./IndeksOnline/