E sigurt që nuk e dinit! Arsyet përse hapja e gojës është ngjitëse

A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse?

Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën?

Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal të nofullës, e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë.

Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë pse ne në të vërtetë na hapet goja… Disa mendojnë se kjo ndodh kur trurit i mbaron oksigjeni, por kjo teori u hodh poshtë rreth tri dekada më parë kur u botuan eksperimente që nuk treguan një lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe vullnetit për hapje të gojës.

“Sot, teoria më e pranuar është se na hapet goja për ta nxitur zgjimin”, thotë doktor Saghir.