Sot i jepet lamtumira e fundit të riut nga Peja i cili vdiq në aksidentin në Rugovë

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit, Dritëro Krasniqit, të riut nga Peja i cili vdiq dje në një vetaksidentin që ndodhi në Shtupeq të Rugovës.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në ora 17:00, në varrezat e qytetit në Pejë.

Lajmi u bë i ditur në rrjete sociale, nga miqtë e të ndjerit ndërsa funerali niset nga shtëpia në rrugën “Edith Durham”.