Tentoi të shuante zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij, gjendet i pajetë 60-vjeçari në Lushnjë

Në fshatin Krutje të Lushnjës është gjetur pa shenja jete 60-vjeçari me inicialet A.D. nga familjarët e tij.

Sipas policisë, ai dyshohet se e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Grupi hetimor i policisë po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti.