Mbiushqente qenin derisa e ktheu në obez, dënohet me burg pronarja

Bie në pranga pronarja e një qeni në Zelandën e Re. Mësohet se pronarja e ktheu qenin e saj Nuggi në obez, duke e ushqyer më shumë seç duhej.

Nuggi u mor nën kujdes nga veterinerët kur u shpëtua nga shtëpia, por ngordhi dy muaj më vonë si pasojë e komplikimeve shëndetësore. Veterinerët thanë se këmbët e tij po shembeshin nën peshën e trupit të tij të madh.

Nuggi peshonte 53.7 kg dhe ishte aq obez sa nuk ishte e mundur të dëgjohej zemra e tij me stetoskop për shkak të dhjamit, tha Gjykata e Qarkut Manukau.