Stresi i kërkon Ramës të ndërhyjë për Noizyn, përmend sërish Albulena Haxhiun

Stresi po vazhdon të deklarohet në rrjetin social Instagram për arrestimin e Noizyt dhe DJ Crax, ndonëse edhe ai është i kërkuar nga Policia e Kosovës.

Në një postim së fundmi, reperi po kërkon nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të flasë për artistin.

“Edi Rama dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë. Kaq kollaj qenka se çohet Albulena (ministrja e Drejtësisë në Kosovë) i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar Stresi.