Pamjet tragjike/ Rrëzohet avioni me pasagjerë , në bord ishin të paktën 60 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndhodhur në Brazil, ku një avion është rrëzuar.

Mësohet se avioni me rreth 62 persona është rrëzuar në periferi të São Paulo, Brazil, sipas Mbrojtjes Civile të vendit.

Gjithashtu ekipet e shpëtimit janë nisur drejt zonës ku dyshohet se ka rënë avioni. Sipas të dhënave në Flightradar24, avioni Voepass u largua nga Cascavel dhe ishte rrugës për në São Paulo kur humbi sinjalin pak para orës 13:30 me orën lokale (12:30 pasdite ET).