“Lavdi Fatonit”, “UÇK”- thirrjet që u dëgjuan në varrimin e Faton Hajrizit

Një grumbull i madh i qytetarëve nga Drenica dhe zonat e tjera ishin pjesëmarrës në varrimin e Faton Hajrizit, që u vra në Loznicë të Serbisë.

Ekipi i Insajderit po qëndronte në varrimin e Hajrizit. Përgjatë ceremonisë mortore, pjesëmarrës në varrim u dëgjuan tek brohorisnin “Lavdi Fatonit” dhe “UÇK”.

Vlerësohet se pjesëmarrës në varrim ishin qindra persona.

Procesi i varrimit tashmë ka përfunduar.