“Nuk e kam shijuar jetën asnjëherë siç bëra pasi zbulova kancerin!”

Një vit pas vdekjes së shkrimtares Michela Murgia, më 10 gusht 2023, në moshën 51-vjeçare, e kujtojmë me një nga fjalimet e saj në Panairin e Librit të Torinos, kur prezantoi librin e saj, ca nga ato fjalë që duhet t’i kemi në mendje gjithmonë, sidomos kur jemi mirë sepse shume shpejt gjërat mund të ndryshojnë.

Ja ç’thotë, ndër të tjera:

Tani jam duke jetuar kohën më të mirë të jetës sime. Zgjohem në mëngjes, them gjithçka që mendoj, bëj gjithçka që dua, fundja çfarë do të më ndodhë?

Këtë liri dua ta shfrytëzoj për të dhënë një mesazh. Nëse ka diçka që nuk kam pasur guximin ta bëj, apo ta them, tani është koha. Nuk ka më limite, por dua t’ju them: Mos prit të kesh kancer për të zbuluar lirinë!