E rëndë në Tiranë: Pas sherrit, i mituri nxjerr thikën dhe plagos dy 17-vjeçarë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë pas një sherri mes adoleshentësh.

Për motive ende të paqarta, një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç.

Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.