Sherre në familje, nusja hakmerret dhe i djeg kasollen vjehrrit

Një 29-vjeçare në Lushnje është proceduar penalisht pasi i ka djegur kasollen vjehrrit.

E reja me iniciale B.R pas konflikteve familjare i ka djegur kasollen vjehrrit në shenjë hakmarrje.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutje e Poshtme dhe nusja 29-vjeçare po hetohet në gjendje të lirë.

Si pasojë e zjarrit të ndezur nga nusja, është djegur plotësisht kasollja në pronësi të vjehrrit të saj dhe dëmet janë vetëm në materiale.