Njerëzit në këto profesione janë më të prirur për të tradhëtuar!

Njerëzit në këto profesione janë më të prirur
Pavarësisht statusit civil, gjinisë ose vendndodhjes gjeografike, ka arsye të panumërta pse disa njerëz tradhtojnë.

Ashley Madison, e cila ka një faqe takimesh për të martuarit, pretendon se arsyeja kryesore e tradhtisë bashkëshortore është pakënaqësia seksuale. Ne fakt, nga te anketuarit ne faqen e saj, plot 70 për qind përmendën kete si arsyen kryesore te tradhtise.

Përveç ndjenjës së paplotësuar seksualisht, 23 për qind e të anketuarve thanë se partnerët e tyre nuk po plotësojnë nevojat e tyre emocionale, duke reflektuar faktin se 64 për qind e njerëzve thanë se fantazitë e tyre në dhomën e gjumit janë të orientuara drejt intimitetit, romancës, pasionit dhe lidhjes emocionale.

Shumica e të anketuarve, 33 për qind e tyre, përdorin justifikimin e vjetër të punës deri vonë, shkruan NY Post. Rreth 28 për qind pohojnë se janë duke u takuar me miqtë ose familjen, ndërsa 23 për qind u thonë partnerëve të tyre se janë në takime biznesi.

Cilat profesione tradhtojnë më shumë?

Profesionet e grave më të prirura për tradhti bashkëshortore:

Infermiere/asistente mjekësore
Të papunët
Asistente administrative
Persona në pozicione drejtuese/Menaxhere
Mësuese

Profesionet e meshkujve që janë më të prirur ndaj tradhtisë bashkëshortore:

Persona në pozicione drejtuese/Menaxherë
Inxhinierët
Drejtorët e shitjeve
Punëtorët e ndërtimit.