E RËNDË/ Dhia u preu rrugën, përfundojnë në spital dy vëllezërit që po udhëtonin me motor

Një aksident ka ndodhur në zonën turistike të Kanionit të Holtës, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë.

Mësohet se dy djemtë, vëllezër, kanë qenë duke udhëtuar me motor, por një dhi u ka prerë rrugën dhe ata nuk kanë mundur të shmangin përplasjen.

Pas aksidentit, ata kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumë me helikopter, pasi gjendja e tyre paraqitet e rrezikshme.