Daut Haradinaj bashkë me ish-luftëtarë të UÇK’së shkojnë për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit

Daut Haradinaj e dhjetëra bashkëluftëtarë të tij të UÇK-së kanë vizituar për ngushëllime familjen e Faton Hajrizit në Skenderaj.

Për këtë ka njoftuar vetë Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Sot me dhjetëra bashkëluftëtarë ngushëlluam familjen e Fatonit në Skenderaj”, ka shkruar ai.