Kthim në shtëpitë e shkrumbuara/ Athinë, qytetarët e prekur nga zjarri shohin dëmet në banesa

Qytetarët Grekë janë kthyer në Shtëpitë e tyre pas zjarrit 40 orësh që përfshiu periferitë e Athinës duke detyruar evakuimet e qindra qytetarëve. Zjarri i cili u konsiderua më i keqi në kryeqytetin grek që prej vitit 2009 la dhjetëra shtëpi dhe biznese të shkatërruara.

Sakis Morfis i cili u kthye në shtëpinë e tij të rrënuar, rrëfeu se ishte larguar nga banesa e tij vetëm me rrobat e trupit dhe se kjo është gjithçka që I ka mbetur. Ai foli edhe për viktimën e këtij zjarri, një grua 63-vjeçare e cila ndërroi jetë në ambientet e një fabrike.

“Nuk pata kohe as të marr ndonjë rrobë. Gjithçka që me ka mbetur është vetëm kjo që kam veshur. Ajo ishte një kolege dhe një shoqe e mirë, mbi të gjitha ajo ishte një njeri i mirë, me dinjitet dhe shumë punëtore. Është e turpshme se çfarë ndodhi, përveç pasurisë ne humbëm edhe jetë njerëzore.”

Janis Kantas, një tjetër qytetar ka deklaruar se ai nuk e di sesi do të pastrohet e gjitha kjo rrëmujë përreth shtëpisë së tij të dëmtuar.

“Fatkeqësisht kur u kthyem këtu gjetëm një situate që na ka mërzitur shumë. Siç iu thashë kjo ishte një zone natyrore dhe autoritetet duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk e di sesi do të pastrohet e gjitha kjo rrëmujë. Shërbimi pyjor duhet të vijë këtu me buldozerët e Ushtrisë që ta pastrojë të gjithën këtë.”

Më shumë se 700 forca zjarrfikëse luftuan ne vendin fqinje për shuarjen e flakëve të ndihmuara edhe nga avionët dhe helikopterët që hodhën ujë mbi zonat kritike të zjarrit.

Si pasoje e dëmeve masive ne Greqi ku u preken dhjetëra biznese qeveria njoftoi shpërndarjen e 4.7 milionë dollarëve ndihma për komunat e prekura.