Partneri polic e rrihte dhe e poshtëronte, mesazhi që la jetimja 18 vjecare para se të vetëvarej!

Rumania është tronditur nga vetëvrasja e një 18 vjecareje, e cila id ha fund jetës pas sulmeve dhe poshtërimeve të të dashurit të saj, 17 vjet më të madh në moshë.

Ioana Pavăl u vetëvrar në garsonierën e saj ku jetonte e vetme pasi telefonoi autoritetet mbi tentativën e saj për vetëvrasje dhe postoi një mesazh lamtumire në Instagram.

Policia vendase ka nisur menjëherë një hetim mbi efektivin, që duket abuzonte prej kohësh me adoleshenten.

Shumë shpejt pas tragjedisë, në rrjetet sociale dolën detaje mbi lidhjen e Ioanës me kreun e Policisë së Brostenit, i cili duket e kishte sulmuar vajzën pafundësisht.

Miqtë e vajzës rrëfyen sesi burr ii identifikuar si Dragos, jo vetëm e kishte goditur atë, por edhe e kishte poshtëruar duke i treguar kolegëve fotot e saj e zhveshur.