E trishtë! Vdes në spital reperi i famshëm, 39 vjeç

Reperi i njohur i Houston, BeatKing, i njohur gjithashtu si Justin Riley, ka vdekur në moshën 39-vjeçare.

Një përfaqësuese e BeatKing, Tasha Felder, zbuloi se artisti vdiq në një spital të Houston, Teksas, të enjten pasi pësoi një emboli pulmonare, sipas TMZ.

Sipas gazetës, reperi ishte duke bërë një kontroll në mëngjes kur i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital. Felder shtoi se BeatKing ndërroi jetë po atë ditë me dy vajzat e tij pranë.

Fansat e muzikës e njohin më së miri BeatKing për hitin e tij viral, TikTok 2020, “Then Leave”, për të cilin reperi fitoi vëmendjen ndërkombëtare. Para hitit të tij të madh në internet, BeatKing ishte i njohur në skenën e festave në Teksas, ku muzika e tij luhej shpesh në kolegje dhe klube gjatë viteve 2010./vizionplus.tv