TRAGJIKE / U përplasën me jetski, humb jetën 19-vjeçari italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në plazhin e Velipojës pasi një 19-vjeçar italian ka humbur jetën.

Incidenti fatal ndodhi pas përplasjes së 2 jetskive.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për një përplasje mes dy mjeteve lundruese Jet Ski, në thellësi të plazhit të Velipojës, rreth një milje larg nga perimetri i sigurisë, ju bëjmë me dije se shtetasi italian Nicola Loro, 19 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës.