Gruaja vret kunatin me armë zjarri, pastaj vetëdorëzohet në polici.
Ngjarja e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në qyetetin e Prishtinës ku një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj.
Sipas njoftimit të Zëdhënëses së Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, gruaja në fjalë pasi ka kryer krimin është dorzuar në polici. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes por bëhet me dije se policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Konfirmimi i plotë:
Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.