Shqiptari plagos me thikë bashkatdhetarin dhe e lë në mes të rrugës! 35-vjeçari në gjendje të rëndë

Një episod i përgjakshëm ka ndodhur mes dy klientëve shqiptarë të një kafeneje mbrëmjen e 7 shtatorit në Irakleo të Kretës, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi me thikë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21.00 në rrugën “Minoos”.

Autori ka sulmuar 35-vjeçarin duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi. Pas goditjeve të marra i riu është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, raportojnë mediat vendase.
Dyshohet se përleshja midis tyre ka qenë larja e hesapeve të drogës. Ndërkohë autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.