Dhunoi vjehrrën e saj 82-vjeçare, arrestohet nusja në Shkodër! Fqinjët ndihmuan të moshuarën dhe njoftuan ambulancën

82 vjeçarja Nazmie Buci, është e moshuar nga Shkodra e cila u godit fizikisht nga nusja e saj shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe.

Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82 vjeçarja.

Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti ndërsa e moshuara tregon se si u dhunua nga nusja e saj.

Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, dhe kanë qenë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën.