Si është të mbushësh 40 vjeç? Shikojeni festën e ditëlindjes së Emina Çunmulaj-t

Një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në botë, Emina Çunmulaj sot ka mbushur 40 vjeç.

E teksa uron veten për këtë dekadë të re që fillon në jetën e saj, Emina ka publikuar një video me humor ku ngatërron treshin me katrën.

Në fund ajo duket e lumtur teksa tre fëmijët, dy vajzat dhe djali i vogël e rrethojnë me dashuri.

Kanë qenë të shumta urimet për Eminën, e cila na tregon se si (nuk) duket të jesh në të 40-at, pasi shumëkush do ta ngatërronte lehtësisht moshën e saj, duke i dhënë shumë vite më pak.