Stresi: Shqipja e meriton por nuk e fiton Big Brother, e ka radhën dikush nga Kosova

Stresi ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Duke qenë se ishte pjesëmarrës në një reality shou të tillë, ai tani ka folur për finalistët e BBVK 2. Reperi ka theksuar se fitoren e meriton Shqipe Hysenaj, por sipas tij ajo nuk do ta fitojë.

“Shqipja e meriton, por nuk e fiton. Unë patjetër që do t’iu bëj apel shqiptarëve që ta votojnë Shqipen, e meriton por nuk e fiton. Kjo është e gjitha. Një herë e kam fituar unë, tani e ka radhën dikush nga Kosova. Kështu shkon”, tha Stresi.