Asnjë këngë për jetën e saj, Dua Lipa e “zbulon” arsyen pse?

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka folur shumë herë për atë që e ka frymëzuar muzikën e saj, por duket se njerëzit duan të dinë akoma më shumë.

Në “60 minutat e CBS”-it të dielën, intervistuesi Anderson Cooper i tha Dua-s, “Pashë disa fansa që nuk e kanë kuptimin se kush je. Në tekste nuk shkruan asgjë për vetën tuaj”, transmeton Indeksonline.

Përgjigjja e saj për këtë? Kjo është e gjithë ideja.

“Po. Është diçka që natyrshëm që e bëj. Disa njerëz janë kaq … të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i japin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve”, tha ajo.

Ndërsa Dua nuk dha ndonjë shembull, sigurisht që ka një numër muzikantësh pop që mund t’i përmendë, tekstet e të cilëve shpërndahen vazhdimisht nga fansat në përpjekje për të zbuluar se për kë dhe për çfarë po këndojnë.

Ajo vazhdoi duke thënë: “Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit e donin vërtet. Jo sepse po e nxisja dikë, ose jo sepse po e bëj për klikim në kurriz ndoshta të dikujt tjetër.”

Përveçse nuk këndon për jetën e saj private, Dua nuk flet as për këtë. Ajo aktualisht është në lidhje me aktorin britanik Callum Turner, por ndërsa ata janë parë shpesh bashkë, ajo nuk e ka përmendur atë në një intervistë apo nuk është shfaqur në tapetin e kuq me të./Indeksonline/