Shqiptari 25-vjeçar prej tetë ditësh i zhdukur në Greqi, familja dhe organizata japin alarmin: Ka arsye që vënë në rrezik jetën e tij!

Greqi- Policia greke dhe “Buzëqeshja e Fëmijës” janë në gatishmëri për zhdukjen e 25-vjeçarit shqiptar Christian Tozai, nga zona e Palaio Faliros.

Organizata u njoftua dje (16 Shtator) për zhdukjen e të riut, gjurmët e të cilit humbën më 9 shtator dhe dha alarmin, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Lajmi u publikua edhe nga mediat greke.

Policia pasi mori njoftimin, konfirmoi se ka nisur kërkimet, kurse familjarët iu drejtuan fillimisht shoqatës “Buzëqeshja e fëmijës” për ndihmë.

Kjo e fundit ka ndarë informacionin me një njoftim, ku vë në dispozicion të qytetarëve edhe numrat e kontaktit, si dhe jep karakteristikat dhe fotografinë e shqiptarit, raporton “CNN” grek.

Mbeten mister rrethanat dhe shkaqet e humbjes prej tetë ditësh të 25-vjeçarit.
Njoftimi nga “Buzëqeshja e Fëmijës”:

“Më datë 09.05.2024, Christian Tozai, me origjinë shqiptare, 25 vjeç, u zhduk nga zona e Paleo Faliro, në Athinë. “Buzëqeshja e Fëmijës” është njoftuar për zhdukjen e tij sot, më 16.09.2024 dhe ka vijuar me publikimin e detajeve të të rriturit, me kërkesë të familjarëve, pasi mund të ketë arsye që e vënë në rrezik jetën e tij. Christian Tozai është 1,80 m i gjatë, i hollë, ka flokë kafe dhe sy kafe. Nuk dihet se çfarë kishte veshur ajo ditën kur u zhduk.

Kushdo që ka ndonjë informacion është i lutur të kontaktojë “Buzëqeshja e Fëmijës” në telefon 24 orë në ditë, në “Linjën Kombëtare për të Rriturit e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në vend si dhe përmes aplikacionit Missing Alert, ku ka informacione të drejtpërdrejta për zhdukjen”.