Mos respektimi i rregullave të trafikut dhe shkeljet në komunikacion janë bërë diçka pothuajse e zakonshme. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Ferizaj, me ç’rast një shofereje 26-vjeçare Policia ia mori patentë shoferin për tre muaj.
Krejt kjo erdhi për shkak se shoferja e veturës “Renault”, ka bërë tejkalimin e automjeteve në vendkalimin e këmbësorëve, duke i rrezikuar këmbësorët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacionin rrugor.
Përveç heqjes së patentë shoferit, Policia e ka dënuar shoferen me 200 euro dhe 2 pikë negative.
“Policia e ka identifikuar shoferen R.H (F/K) e moshës 26 vjeçare, të cilës i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor, me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje e patentë shoferit për 3 muaj”, shkruhet në njoftimin e Policisë.