Prindi 1 dhe Prindi 2- reagon Pacolli: Me çfarë të drejte, u imponojmë fëmijëve mohimin e të drejtës që të përdorë emërtimin baba dhe nënë

Kryetari i AKR’së, Behxhet Pacolli ka reaguar lidhur me një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë në të cilin përdoren termet “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, gjersa nuk referohej si nëna dhe babai.


Pacollika thënë se duhet t’i rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tonë, duke imponuar standarde, që nuk janë në përputhje me identitetin tonë kombëtar.

“Është thelbësore të mbrojmë vlerat e familjes në Kosovë, ku marrëdhënia midis prindërve dhe fëmijëve, e mishëruar në fjalët “Nëna” dhe “Babai”, nuk është thjesht një dallim ligjor, por një lidhje morale dhe emocionale.

Duhet të rezistojmë përpjekjeve për të zvogëluar rolin e shenjtë të familjes në shoqërinë tonë, duke imponuar standarde që nuk janë në përputhje me identitetin tonë kombëtar. Është e drejtë e secilit të jetë i lirë në orientimet e veta, por me çfar të drejte, u imponojmë fëmijëve mohimin e të drejtës që të përdorë emërtimin baba dhe nënë?

A jeni duke menduar se si do të bullizohen fëmijët, për teket e disa individëve? Ju them se një tentativë e tillë ka ndodhur në një komunë të Zvicrrës por si konsekuencë ditën tjetër nxënësit nuk kanë shkuar në shkollë.

Mos harroni se institucioni i parë që ka mbrojtur këtë komb gjatë historisë ka qenë familja, familja tradicionale”, thuhet në reagimin e Pacollit.