Zbuloi se s’mund të kishte fëmijë, Selena Gomez ka një mesazh për të gjithë kritikët

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Selena Gomez është lodhur duke u përpjekur të kënaqë pritshmëritë e të gjithëve.

Vetëm pak kohë më parë ajo zbuloi se nuk mund të bënte fëmijë dhe pas kësaj deklarate komentuesit e kritikuan duke e konsideruar si viktimë.

Mirëpo së fundmi gjatë pjesëmarrjes së saj në një event të ‘Gratë në Film’, Selena tha se kushdo që e sheh atë si viktimë për shkak të problemeve të saj mjekësore të “shkojë në djall”.

“T’u thuash njerëzve kur ke nevojë për ndihmë ose kur dëshiron ndihmë. Pra, po, kam thënë që nuk mund të bëj fëmijë. Kështu është jeta ime. Kjo jam unë. Unë me të vërtetë dua të jem një avokate për gratë, dhe kjo është arsyeja pse e ndaj, prandaj më pëlqen të jem e sinqertë, sepse të gjithë po kalojnë diçka,” shpjegoi ajo.

Prej disa kohësh Selena është në një romancë me producentin Benny Blanco dhe pavarësisht se nuk ka mundësi që të bëj fëmijë vet, ajo nuk i ka hedhur poshtë mundësitë e tjera për tu bërë nënë një ditë.