Këngëtarja nga Kosova i jep fund beqarisë, foto nga dasma me biznesmenin zviceran

Këngëtarja nga Kosova, Shkenda Dubova, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me partnerin e saj në një ceremoni të organizuar mbrëmjen e së enjtes (26 shtator).

Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare me bashkëshortin, Mentori, i cili është një sipërmarrës që jeton dhe punon në Zvicër. Dasma u organizuar në një lokal në Prishtinë, ku të ftuar ishin artistë të njohur.

Në nisje të dasmës, Shkenda hyri brenda ambienteve të lokalit kapur për dore me biznesmenin teksa këndonte: “Ani more djalë përpara bajrakut”.

Mes këngëtarëve të ftuar për të kënduar në dasmë ishin Aurela Gaçe, Alban Skënderaj dhe Ylli Limani.