Demokrati në SHBA përlotet gjatë takimit online me Sali Berishën

Pasditen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim online me demokratët e diasporës në Michigan të SHBA-së, ku aty ndodhej i pranishëm edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ndërkohë, një prej të pranishmëve në sallë, në kohën kur është shfaqur Sali Berisha në monitor, nuk ka arritur t’i mbajë dot lotët për shkak të emocioneve.

Ky moment është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga vetë lideri demokrat, teksa krahas video-s shkruan: “Çaste nga bashkëbisedimi që zhvillova mbrëmë me bashkatdhetarët tanë në Miçigan, SHBA”.