Një tjetër moderatore thuhet se do prezantojë ‘Big Brother VIP Fan Club’ këtë vit

Së fundmi një tjetër emër përflitet se do moderojë “Big Brother VIP Fan Club.” Reality-show nis në janar, e bashkë me të edhe “Fan Club” ku diskutohen çdo javë dinamika me të ftuar të ndryshëm.

“Kryefjala” raporton se miqtë e ngushtë të Enxhi Nasufit kanë konfirmuar se do të jetë pikërisht ajo moderatore e programit. Aktualisht ajo është pjesë e programit “Wake Up” ndërsa pak ditë më parë u shpall edhe fituese e “Dancing with the stars”.

Kujtojmë se pak javë më parë media të ndryshme aluduan se Efi do jetë moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”. Edhe Efi ripostoi në Instagram lajmin me një emoji duke u menduar pa dhënë një përgjigje konkrete.

Më herët ky format është moderuar nga Dojna Mema në edicionin e parë të BBVIP 1 dhe Megi Pojani në BBVIP 2.