Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia i kanë dhënë fund martesës së tyre!
Ata janë përfolur gjatë për krisjen në marrëdhënien e tyre, por vetëm së fundmi ata treguan publikisht se kanë nisur procedurat e divorcit.
Gjithashtu është përfolur se Princ Leka ka nisur një lidhje dashurie me fotografen e tyre Blerta Celibashi, ku janë parë së bashku në aeroport. Mesa duket Princ Leka ka zgjedhur të mos fshihet më dhe të shprehë hapur ndjenjat që ka ndaj saj.
Së fundmi Blerta ka publikuar në video të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, ku duket si një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth saj.
Nuk ka munguar komenti i Princ Lekës, ku i komenton me një emoji me sy me zemra, ndërsa Blerta Celibashi, ia ka pëlqyer këtë koment.