Inxhinier MILIONER dhe jeton në Londër? Mediat rozë zbulojnë të dashurin e ri të Elvana Gjatës (Foto)


Prej kohësh këngëtarja shqiptare Elvana Gjata

ka nisur një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn.

Në mediat rozë u bë e ditur se Elsoni është inxhinier, jeton në Londër e po ashtu ka marrë pjesë në filmin e Elvanës dhe Ermalit “2 Gisht Mjaltë 2”. Inxhinieri është gjithashtu mik me Blerim Destanin dhe Noziy-n.

Duket se Elvana ka lënë pas historinë me Ervin Matën dhe po shijon romancën me Elsonin, mirëpo e gjitha kjo e ka një ‘kleçkë’. Sipas faqes ‘Vipat e Bllokut’, partneri i Elvanës rezulton se është i martuar.

Një detaj aspak i vogël apo jo? Por, duket se nuk është bërë pengesë që Elvana të krijojë lidhje me të.