Alba Krasniqi, arkitektja “me duart e arta” që po merr vëmendjen e gjermanëve e zviceranëve

“DeAlba Arch” është emri, por nga puna lirisht mund ta quajmë “duart e arta të Albës”.

Është kjo Alba Krasniqi, një arkitekte e re në moshë, por e jashtëzakonshme në punë, shkruan Portali Mërgata.

Ajo në një kohë jo shumë të gjatë ka arritur të fitojë besimin masiv të klientelës. Mirëpo, kjo nuk është e rastësishme. Se pse ndodh kjo, tregon vet Alba.

“Gjatë viteve të fundit, unë Alba Krasniqi, si arkitekte profesioniste kam qenë në gjendje të demonstroj, dhe të implementoj në mënyrë profesionale kreativitetin tim për një dizajn miqësor, konform dëshirave dhe kërkesave të klijentëve dhe mjedisit. Stafi i zyrës tonë në „deAlba Arch“, jemi të specializuar në transformimin e hapësirave përmes arkitekturës inovative dhe dizajnit të brendshëm që lidhë sofistikimin estetik me funksionalitetin praktik. Qasja jonë karakterizohet nga një vëmendje e përpiktë ndaj detajeve dhe një përkushtim për të krijuar mjedise që nuk janë vetëm vizualisht mahnitëse, por gjithashtu përmirësojnë mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë”, thotë arkitektja Krasniqi.

Ndonëse kompania e saj është me seli në Prishtinë, jehona e efikasitetit të saj ka arritur deri në shtetet më të fuqishme të Evropës.

Kësisoj, Alba ka dizajnuar objekte hoteliere në Gjermani, respektivisht në Stuttgart e Landin Baden Burtenberg, si dhe në Zvicër.

Përveç tjerash, Alba me kompaninë e saj ka dizajnuar e punuar edhe në Kroaci.

“Shtëpitë moderne që i dizajnojmë ne janë të njohura për linjat e tyre të drejta dhe të pastra. Linjat horizontale dhe vertikale që shpesh theksohen duke krijuar një ndjenjë ekuilibri dhe harmonie. Ne kemi realizuar me sukses punime në Landin Baden-Ëürtenberg të Gjermanisë, ku kemi realizuar implementimin e dizajnimin të klasit të mesëm dhe të lartë në sektorin e objekteve hoteliere. Në Stuttgart të Gjermanisë, në Basel të Zvicres dhe në Kroaci kemi punuar dhe dizajnuar vila, dyqane mode, shtëpi banimi, etj. Poashtu kemi realizuar shumë dizajne në kryeqytet, Prishtinë si dhe në tërë Kosovën”, shton ajo.

Një gjeneratë e re, me entuziazëm, talent e shprehi pune.

Më poshtë keni disa prej dizajneve magjestike të Albës, të cilat i ka publikuar në rrjete sociale. /PortaliMërgata/