Beqare apo në një lidhje? Zbulohet e vërteta për ish banoren e BBVA

Rike Roçi ka qenë një nga personazhet më të pëlqyera e më të komentuara në Big Brother VIP Albania 3.

Ajo së fundmi në një intervistë për “Artistët shqiptarë” ka folur më shumë për jetën private, duke treguar edhe për statusin aktual.

Biondja theksoi se është beqare dhe se ndihet mirë në një gjendje të tillë, pavarësisht ofertave.

“Në jetën sentimentale nuk kam asnjë të re. Vetëm unë dhe familja. Kam një karakter jo edhe aq të lehtë, kjo është e vërteta. Faktikisht, jam dhe mirë vetëm”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja mes tjerash shtoi: “Kam dëshirë të bëj damë tradicionale, shqiptarë jemi pse jo”.

Rike ka treguar shumë gjëra për jetën dhe karrierën gjatë qëndrimit të saj në formatin e lartpërmendur.

Ajo tani është kthyer sërish në Itali për të vazhduar me aktivitetet dhe për të qenë afër familjes. /Telegrafi/